Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Qani Osmani: ULQINI NUK ËSHTË NË SHITJE!

Qani OsmaniUlqini, i cili deri dje mburrej me të kaluarën e tij të largët dhe të afërt, i njejti, sot, e ka vështirë të “frymojë” lirshëm, si rezultat i planeve famëkeqe të “tregtarëve” të fatëve njerëzore të këtij pushteti, në mesin e të cilëve ka edhe disa sosh të gjakut dhe fisit tonë, të cilët, në pamundësi që të konkurrojnë me ndonjë vlerë tjetër (që nuk e kanë), ata, në “pazarin e zi” të këtij nënqielli, kanë nxjerr në ankand publik fatin dhe ekzistencën e qytetarëve të tyre! Këta interesxhinj të paskrupullt, jo vetëm që po ndërtojnë mirëqenjen e tyre mbi fatin dhe fatkeqësinë e mijëra qytetarëve, por ata shkatrrojnë edhe gjithçka tjetër përreth, duke mos lënë as gurë e drunjë!

Kur një qytet e le pa ajrë të pastër, pa drurë, pa kopshte, pa gjelbërime, pa trotoare, pa infrastruktur themelore dhe pa perspektiva, si dhe në momentin kur popullatën e tij e shfrytëzon si “mish për top” si dhe për mitingje partiake, atëher, një qytet i tillë shndrrohet në “fortesë të vetëmposhtur” dhe në “burg me qiell të hapur” për banorët e saj. E kur banorët e këtij qyteti i vendos para zgjedhjeve, ku secili prej tyre është më i hidhur se tjetra, një veprim i tillë konsiderohet dënim kolektiv dhe krim i pafalur.

Pra, ky është verzioni i shkurtër i së vërtetës si dhe realiteti i hidhur i këtij qyteti, i cili qëndroi krenar dhe kryelartë edhe në kohërat më të vështira të historisë së dhimbshme të këtij populli. Të vetmit që arritën t’ua ulin “kokën” dhe ta devalvojnë vlerën e tyre janë pikërishtë ata që hyrën në këtë pushtet si “çlirimtarë të hypur në kalë të bardhë”, e që për një kohë të shkurtë, u shndërruan në pashallarë të padrejtë dhe despot të pamëshirshëm ndaj popullit dhe vendit i cili i rriti, i ngriti, dhe i ngopi!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top