Ulqini është gati për pritjen e sportistëve të parë, ndërsa skuadrat e para të futbollistëve do të vijnë në janarin e vitit të ardhshëm, njoftohet nga Qendra e Futbollit “Causheviq”.
Siç kumtohet, prej më 10 deri më 16.01. do të mbahet Kampi i parë i portierëve për të rinjtë e moshës nga 8 deri në 18 vjeç (ftesë e hapur për të gjithë portierët nga rajoni).
Shtohet se turneu ndërkombëtarë “Trofeu Milan Milaniq”, i nënti me radh, do të mbahet prej më 13 deri më 20 shkurt në konkurrencën e kadetëve dhe të rinjve.