Thursday , February 20 2020
Lajmi i fundit

Qendra për kulturë: DËMTUAN BUXHETIN PËR 11 MIJË EURO?

Disko FamaPolicia ka dorëzuar tek Prokurori themelor shtetëror në Ulqin dy padi penale kundër Nail Drages (56), drejtorit ekzekutiv të NP Qendra për kulturë – Ulqin, për shkak të dyshimit që ka kryer dy vepra penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Dyshohet që Draga në kundërshtim me ligjin e ka dhënë me qira Kinemanë e hapur, e cila gjendet në Plazhin e vogël, V.L., duke mos marrë parasysh kërkesën për qiramarrje të A.A., me çka ndërmarrjes publike i ka shkaktuar dëm prej 11.000 euro.

Dyshohet që Draga veprën e dytë penale e ka kryer po ashtu në mënyrë të njëjtë. Ai pranoi ofertën e A.Z. për qiramarrje të Kino sallës, në vend të ofertës të cilën e dorëzoi M.S.

Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

2 comments

  1. cfar qiraje cfar paresh,tan i ka pagu aj, aty ka qen ruin aj ven ky pronari ka investu pare t madhe aty edhe ulqini ka dobi prej ksi investitorsh rinija kosovare e t tjert kan ku me kalu naten,par visht puna se tu kur t shofin si punen mir t hidhen tan dojn me ta marr .ky e meriton t paguaj nje qira me t vogel per arsy se ky objekt do ti mbes qendres per kultur.n vendet tjera objektet t cilt jan n gjendje t keqe jepen me nji pages qiraje prej 1euro me kusht qe te punsoj njerz,

  2. Ku isht tash ish kryetari qe ka than tan kohen se ka luftu korrupsionin , e kjo cka isht pervec korrupsion ….. marre skajn

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top