Qendra për kulturë: NISIN GREVËN PËR SHKAK TË RROGAVE TË PAPAGUARA?

Qendra per kulture, Centar za kulturuSindikata e Qendrës për kulturë do të vendos në fillim të javës së ardhshme a do ti thërras punëtorët në grevë. Punëtorëve në këtë Ndërmarrje publike i detyrohen nëntë rroga dhe atë mendojnë që vetëm me ndalimin e punës mund të detyrojnë themeluesin e vet, Komunën e Ulqinit, të ju paguaj rrogat e mbetura.

Është bërë gati rregull që punëtorët e Qendrës për kulturë në fund të çdo viti organizojnë grevë në mënyrë që të realizojnë të drejtat e veta ligjore. Sepse, grevat në këtë institucion janë mbajtur dhe në fund të 2011, si dhe në fund të vitit 2012.

Në krye të Qendrës është funksionari i Forcës së re demokratike Nail Draga. Në të ka 26 punëtor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…