Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

Qendra për kulturë: PUNËTORËT TRE MUAJ PA CENT

Qendra per kulture, Centar za kulturu

Në shtatë ditët e fundit dy herë u mbajt mbledhja e Organizatës sindikale të Qendrës për kulturë. Arsye është situata gjithnjë e më e vështirë në këtë ndërmarrje publike, mëson Portali Ul-info.

„Xhiro llogaria e ndërmarrjes është në bllokadë, ndërsa tash tre muaj nuk fituam asnjë cent. Pagat vonojnë shtatë muaj“, thanë të punësuarit në Qendër duke theksuar se ato vetëm dëshirojnë që me paga të barazohen me punëtorët të tjerë në administratën lokale.

Për kërkesat e tyre kanë njoftuar dy herë me shkrim themeluesin, administratën lokale, por përgjigje akoma nuk ka.

„Sikur çuan dorë nga ne. Çdo gjë ngjanë me gjendjen para katër vitesh, e cila rezultoi me grevën e urisë“, thonë nga ky asociacion i punëtorëve dhe shtojnë se ditët e ardhshme do të njoftojnë opinionin për hapat që do të ndërmerren në realizimin e të drejtave të veta.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top