Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Qendra për kulturë: TË SHTUNËN FILLOJNË PROTESTAT

Qendra per kulture, Centar za kulturuNga organizata sindikale e Qendrës për kulturë kanë lajmëruar të shtunën, më 7 dhjetor, do të nisin me protesta. „Çdo ditë nga dy orë do të ndërpremë punën dhe në atë mënyrë do të paralajmërojmë themeluesin që duhet të kryej detyrimet ndaj nesh“, tha për UL-info kryetarja e kësaj organizatë Lilana Janinoviq.

Ajo tha që nëse në afat të shkurtër nuk gjendet ndonjë zgjidhje e pranueshme për punëtorët, ato do të nisin masat më radikale në formë të luftës sindikale.

Sipas fjalëve të saja, punëtorëve të Qendrës kulturore iu detyrohen nëntë rroga, ndërsa për 39 muaj nuk janë paguar kontributet!?

“Kemi vendosur të bëjmë këtë hap sepse kryetari i komunës Nazif Cungu nuk e ka respektuar marrëveshjen. Na ka premtuar që vitin e kaluar që me 31.12.2012 borxhet ndaj nesh do të jenë zero. Një vit më vonë ne jemi në situatë akoma më të keqe”, shtoi Janinoviq.

2 comments

  1. 7 nentor apo ….

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top