Thursday , July 16 2020
Lajmi i fundit

Qendra për Kulturë Ulqin: Vazhdimi i investimeve në lokalitetin arkeologjik të Shasit

Kisha ShasNë procesin e aktiviteteve investuese në lokalitetin arkeologjik të Shasit për vitin 2020 do të fillojnë më 1 Korrik dhe do të vazhdojn gjatë gjithë viti 2020 më investime të cilat financohen ga Ministria e kulturës dhe Komuna e Ulqinit në bashkpunim më Qëndrën për kulturë.

Në kuadër të programimit për mbrojtjn e të mirave kulturore Ministria e kulturës për vitin 2020 ka nadrë fondin për masat konservuese në Lokalitetin arkeologjik të Shasit ku është parashikuar hartimi i projektit konservues për strukturat e karakterit arkeologjik të kishës së Shën Mërisë.

Prej Komunës së Ulqinit është fituar fondi prej Komisionit Europian më të cilin është parashikuar investimi I objektit ku do të vendoset njesia punuese e Lokalitetit arkeologjik të Shasit në hapsirën jashta zonës arkeologjike pikerisht në fillim të stazes së lokalitetit arkeologjik të Shasit që fillon nga autorruga. Pastrimin e stazave të lokalitetit e cila ka filluar javën e shkuar dhe që do të vazhdoj gjatë gjithë vitit.

Përgaditja e terenit për vendosjen e objektit për njësinë punuese të Lokalitetit arkeologjik të Shasit, stolave dhe të koshave për mbeturina.

Nga 1 Korriku projekti përfshinë:

  • gjithë hapsirën pranë autorrugës ku fillon staza për në lokalitet dhe ku gjendet parkingu;
  • gjithë hapsirën e parkingun;
  • gjithë stazën nga autorruga deri të stadionin e Shasit;
  • gjithë hapsirën e stadionit të Shasit;
  • stazën nga stadioni i Shasit deri në fillim të zonës së definuar arkeologjike;
  • gjithë stazat e hapsirës së njohur të lokalitetit arkeologjik të Shasit.

Gjatë realizimit të këtyre punëve hapsira e cekur e cila përfshihet në projekt  do të jetë e mbrojtur dhe e mbyllur për vizitorët dhe për aktivitete. Më këto investime mbyllet faza e parë e investimeve bazë për gjithë hapsirën e lokalitetit të Shasit i cili përmban vlera të rëndësishme arkeologjike dhe natyrore.

Projektet që janë në realizim vendosin konceptin e fillimit të implementimit të përfundimeve të takimit shkencor të mbajtur më 29. 09. 2019 më institucionin e Ministrisë së Kulturëa, Qendrës për konservime dhe arkeologji, Zyrës së UNESCO-s, presidentin e ICOMOS dhe antarëve të ICOMOS dhe institucionet lokale.

E gjithë  zona arkeologjike më  hapsirë n e mbrojtur të  trajtohet në  pajtushmeri më  normat dhe standarteve bashkohore për lokalitetet arkeologjike muzeale.

Aktivitet për përgaditjen e lokalitetit arkeologjik të Shasit për administrim bashkëkohor dhe park arkeologjik dhe natyror do të realizohen në bashkëpunim me Ministrinë e kulturës – Drejtorinë e trashëgimisë kulturore, Drejtorinë për mbrojtjen e të mirave kulturore dhe Qendrën për konservime dhe arkeologji të Malit të Zi në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të mirave kulturore, Ligjin për mbrojtjen e natyrës dhe Planin e rregullimit hapësinor të Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top