Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Qendra “Ylber-Shpresë”: FILLON TERAPIA PËR GRUPIN E PARË

Qendra Psiko-edukative “Ylber Shpresë”  ka shprehur gëzimin dhe entuziazmin për fillimin e trajtimit me Terapinë Hiperbarike me Oksigjen për grupin e parë të fëmijëve qe frekuentojnë qendrën e tyre.

Përmes një mesazhi të postuar në faqen e vet zyrtare në Facebook, ato kanë shprehur falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë bashkatdhetarët ne diasporë, veçanërisht ato në Amerikë dhe Australi, për mbështetjen e tyre financiare. “Njëkohësisht s’duam të harrojmë të falënderojmë çdo familje nga Ana e Malit e më gjerë që dhanë kontributin e tyre për qendrën tonë. Ky është grupi i parë që trajtohet, por shpresojmë që me ndihmën tuaj do te realizohet edhe trajtimi i pjesës tjetër. Ju falënderojmë”, thuhet në postimin e tyre.

Kjo terapi përdoret për shërimin e një game të gjerë sëmundjesh por është treguar mjaft efektive veçanërisht tek fëmijët me çrregullimet e spektrit të Autizmit. Ky trajtim zgjat të paktën 50 seanca terapeutike dhe është mjaft i kushtueshëm, për një fëmijë kushton 1100 €, pa llogaritur këtu shpenzimet e udhëtimit dhe të banimit, pasi terapia kryhet në Tiranë.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top