Saturday , January 18 2020
Lajmi i fundit

Qetkoviq: TË KËNAQUR ME REZULTATIN E ARRITUR

Cetkovic AndrijaBartësi i listës zgjedhore të Partisë socialiste popullore në Ulqin Andrija Qetkoviq ka shprehur kënaqësinë me rezultatin e arritur të partisë së vet.“Është evidente rritja e votave të PSP-së për rreth dhjetë për qind në krahasim me rezultatet nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, që do të thotë që partia jonë ka vërtetuar trendin rritës”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, ky rezultat është arritur përkundër fushatës e cila është udhëhequr kundër PSP-së si nga ana e qeverisjes lokale ashtu dhe të partive në opozitë.

“Ky rezultat ka treguar që në çdo vend ku PSP-ja merr pjesë vet, realizon trend rritës stabil, që do të kontribuoj në krijimin e kushteve për realizimin e programit zgjedhor të PSP MZ”, tha kryetari i PSP në Ulqin Andrija Qetkoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top