Saturday , November 18 2017
Lajmi i fundit

Qeveria: AMBASADORIT BIBOVIQ I DORËZOHET KRYQI I OFICERIT TË HUNGARISË

Mirsad BibovicAmbasadorit Mirsad Biboviq, në emër të kryetarit të Hunguarisë Janosh Ader, dekoratën e Kryqit të oficerit për merita ia dorëzoi Levente Benko, drejtori politik në Ministrinë e punëve të jashtme dhe tregtisë.

Benko iu falënderua ambasadorit Biboviq në angazhimin dhe kontributin personal të cilin e dha me qëllim të forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore, gjë që bëri edhe ministri i punëve të jashtme prof. dr. Srgjan Darmanoviq.

“Dekorata përmban të shprehurit e respektit personal të kryetarit të Hungarisë për kontributin e dhënë të diplomatit tonë gjatë punës katërvjeçare në afirmimin e Malit të Zi, të potencialeve të tij dhe prioriteteve të politikës së jashtme”, tha Darmanoviq.

Ambasadori Biboviq tha se ka nder dhe kënaqësi të veçantë me rastin e dekorimit me dekoratën e Kryqit të oficerit. “Ajo, para së gjithash, është indikator i marrëdhënieve të shkëlqyera të dy vendeve të cilët mund të shërbejnë si shembull shteteve tjera të rajonit dhe më gjerë”, shtoi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top