Në shpalljen publike për qiradhënien e tokës ndërtimore në lokalitetin Shas në komunë të Ulqinit nuk mbërriti asnjë ofertë, u konstatua në mbledhjen e Komisionit për valorizimin e tokës bujqësore në pronësi shtetërore, e cila dje u mbajt në Podgoricë.
“U arrit përfundimi që të përgatitet Informata dhe ti dërgohet Qeverisë së Malit të Zi, me propozim për shpalljen e tenderit të ri”, thuhet në kumtesë.
Në këtë zonë planifikohet që me qira të jepen rreth 70 hektarë të tokës cilësore.