Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Qeveria: CANU TË RISHIKOJË KUPTIMET KONTESTUESE NË FJALOR

Suad Numanovic

Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave ka ftuar sot personat kompetent në Akademinë malazeze të shkencave dhe arteve (AMSHA) që, në afatin më të shkurtër, të rishikojnë kuptimet kontestuese në Fjalorin e gjuhës malazeze.

Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave ka njoftuar se ajo nuk merret me çështjet shkencore dhe profesionale nga fusha e linguistikës dhe leksikografisë, por që me përkushtim i mbron të drejtat nacionale dhe fetare, dhe reagon në situatën kur këto të drejta janë rrezikuar, sidomos kur përfaqësuesit e komuniteteve nacionale dhe fetare në Mal të Zi publikisht deklarojnë se komuniteti i tyre është ofenduar me ndonjë akt.

“Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për temë shumë të ndjeshme, lusim të gjithë pjesëmarrësit/et në polemikën publike që të përmbahen nga njëanshmëria, ofendimet personale dhe shkaktimi i jotolerancës politike, nacionale dhe fetare, dhe që me dialog të qetë dhe profesional të vihet deri tek përgjigjet relevante, në bazë të të cilëve do të zgjidhet kjo situatë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top