Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Qeveria: CENTRALI DIELLOR DO TË KONTRIBUOJË NË FURNIZIMIN MË TË MIRË ME RRYMË NË ULQIN

Vlada, QeveriaNdërtimi i centralit diellor në Mal të Brisë nënkupton edhe investimet e konsiderueshme në rrjetë, që do të thotë se qytetarët e Ulqinit do të kenë furnizim më të mirë dhe më të sigurt me energji elektrike, njoftohet nga Qeveria e Malit të Zi.

Shtohet se synimi i Qeverisë është që me stimulim të ofrojë mundësinë e prodhimit të energjisë elektrike në çdo amvisëri në Mal të Zi.

“Synimi është i qartë – të motivohen konsumatorët që të shfrytëzojnë potencialin diellor të cilin e kemi dhe të ndihmojnë buxhetin e vet, përmes investimeve minimale me afat pagese shumë të sigurt”, thonë nga Qeveria e Malit të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top