Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

Qeveria: CENTRALIN ME DIELL NË MAL TË BRISË DO TË NDËRTOJNË EEMZ DHE FINLANDEZËT

Solarna farmaKomisioni tenderik për hapjen dhe renditjen e ofertave në bazë të Thirrjes publike për qiradhënien e tokës në pronësi shtetërore, në lokalitetin Mali i Brisë, për ofertues të parin në renditje për ndërtimin e centralit me diell zgjodhi konsorciumin EEMZ dhe Fortum, njoftohet nga Ministria e Ekonomisë.

Siç thuhet, ky konsorcium për vlerën e qirasë vjetore ofroi 33 cent për metër katror me planin e hapjes së 226 vendeve të reja të punës dhe investim të përgjithshëm prej 178 milion euro.

Me qira do të jepen më shumë se 6,6 milion metër katror tokë në pronësi shtetërore, për projektim, ndërtim, shfrytëzim dhe mirëmbajtje të centralit të instaluar me fuqi më të madhe se 200 MW.

Është paraparë që punimet në central, në të cilën do të investohen rreth 300 milion euro, të zgjasin jo më shumë se tre vite.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top