Thursday , May 28 2020
Lajmi i fundit

Qeveria e Malit të Zi: 80 PËRQIND MË MIRË PAGESA E TVSH-së NË ULQIN

Në gjysmën e parë të këtij viti të ardhurat publike janë për rreth 80 përqind më të mëdha se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, jo zyrtarisht është deklaruar nga Qeveria e Malit të Zi. Sipas raportit të Ministrisë së financave, pagesa shumë më e mirë e tatimit mbi vlerën e shtuar në këtë komunë është rezultat i luftës kundër ekonomisë informale dhe punës së organeve inspektuese në terren. “Siç duket më mirë shtypet çdo faturë sesa të rrezikohet dënimi astronomik për shkelje”, thotë analisti ekonomik Novak Uskokoviq.

Ministri i financave Radoje Zhugiq tha në Kuvendin e Malit të Zi që të ardhurat nga TVSH-ja në nivel shteti janë rritur 12.3 përqind në krahasim me vitin e kaluar.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top