Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Qeveria e Malit të Zi: GËRMIME ARKEOLOGJIKE ME KARAKTER SONDAZHI NË SHAS

Kalaja e Shasit, Stari grad SasQeveria e Malit të Zi në mbledhjen e fundit dha pëlqimin për kryerjen e gërmimeve arkeologjike me karakter sondazhi në lokalitetin e qytetit mesjetar Shas.

Me Programin e Mbrojtjes dhe Ruajtjes së të Mirave Kulturore për këtë vit, u miratua sufinancimi i projektit me emër “Gërmimet arkeologjike të qytetit mesjetar Shas”, në bazë të të cilit u nënshkrua Kontrata për bashkëfinancimin e këtij projekti në mes Ministrisë së Kulturës, si bashkëfinancues i projektit dhe Qendrës për Konservim dhe Arkeologji të Malit të Zi, si shfrytëzues i mjeteve.

Gërmimet sondazh në këtë lokalitet janë kryer edhe në vitin 1985. Janë hulumtuar elementet fortifikuese, objektet sakrale dhe, në masë më të vogël, objektet banuese të “qytetit të vdekur” më atraktiv në bregdetin e Adriatikut.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top