Qeveria e Malit të Zi: KËTË VIT PRIVATIZIMI I NHT „RIVIERA E ULQINIT”

ulcinjska-rivijera-olympic-04Nga Qeveria e Malit të Zi është paralajmëruar që këtë vit mund të vijë deri tek privatizimi i Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit”. Kjo kompani më e madhe hotelerike në Ulqin tash tre herë ishte e ofruar në tender, por ato kanë dështuar.

Arsyeja është se prona me të cilën menaxhon kjo kompani gjendet në pronësi shtetërore dhe duhet të merret me qira afatgjate , derisa njëkohësisht shitet paketa shumicë e aksioneve të kompanisë. Është evidente, që diçka e tillë nuk i ka pëlqyer investitorëve potencial, kështu që tenderët njëri pas tjetrit kanë dështuar.

Përndryshe, për hapësirën në të cilën gjendet hoteli „Olimpik“ dhe „Belvi“ është sjell Studimi shtetërorë i lokalitetit, dhe investitori potencial, që sot, mund të filloj ndërtimin e objekteve turistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…