Thursday , February 20 2020
Lajmi i fundit

Qeveria e Malit të Zi: KRIPORJA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT

“Kriporja “Bajo Sekulliq” në Ulqin është në falimentim nga viti 2005, ndërsa momentalisht është në procesin e likuidimit”, deklaroi Ministri i ekonomisë në qeverinë malazeze Vlladimir Kavariq.

Ai duke u përgjigjur të mërkurën në Parlamentin e Malit të Zi në pyetjen e deputetit të Forcës Genci Nimanbegu tha që është orientimi i Ministrisë që ndërmarrja më e vjetër në Ulqin duhet të punoj.

Sipas fjalëve të tija, nuk ekziston mundësia që Qeveria të marr aksionet e Kripores, siç ndodhi në rastin e Fabrikës së elektrodave në Plluzhine. “E gjithë marrëdhënia ligjore të cilën Qeveria e kishte me Kriporen ishte Kontrata për koncesion e cila u ndërpre në bazë të ligjit”, shtoi Kavariq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top