Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Qeveria e Malit të Zi: NË BUXHETIN E 2016 MJETET PËR KRIPORE

Vlada Crne GoreMe propozimin e buxhetit shtetëror për vitin e ardhshëm është parashikuar që të sigurohen mjetet për punë të Ndërmarrjes publike “Parqet nacionale”, e cila prej pak kohësh menaxhon Kriporen.

Qeveria e Malit të Zi po ashtu ka njoftuar se është e inkurajuar nga fakti që Komisioni evropian ka regjistruar përparimin në procesin e menaxhimit me këtë zonë.

Siç shtohet, në periudhën e ardhshme do të realizohen tre synime kyçe: mbrojtja ndërkombëtare, finalizimi i Studimit të mbrojtjes dhe miratimi i Planit hapësinor-urbanistik të Ulqinit, i cili duhet të krijojë hapësirë për valorizimin e ardhshëm të Kripores.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top