Monday , January 18 2021
Lajmi i fundit

Qeveria e MZ: DY MILION EURO GRANT PËR KOMUNËN E ULQINIT

Vlada Crne GoreNë mbledhjen e të enjtes Qeveria e Malit të Zi dha pëlqimin për aprovimin e grantit me vlerë dy milion euro komunës së Ulqinit për realizimin e projektit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit, mëson Portali Ul-info.

Bëhet fjalë për dhjetë për qind të mjeteve prej gjithsej 20 milion euro sa i takojnë Ulqinit nga kredia e Bankës zhvillimore gjermane (KfW).

Siç pritet, marrëveshja në mes përfaqësuesve të Qeverisë së Malit të Zi dhe Komunës së Ulqinit për transferimin e dy milion euro të aprovuara do të nënshkruhet ditët e ardhshme.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top