Monday , February 24 2020
Lajmi i fundit

Qeveria e MZ: PROMOVIMI I KODEKSIT TË PRAKTIKËS BUJQËSORE

Petar IvanovicMinistria e bujqësisë dhe e zhvillimit rural ka botuar “Kodeksin e praktikës së mirë bujqësore” i cili përbën vështrimin gjithëpërfshirës të rekomandimeve dhe kushteve të cilat bujqit duhet ti plotësojnë gjatë kryerjes së veprimtarive të veta në mënyrë që të mbrojnë mjedisin jetësor, shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, qëndron në kumtesën e këtij resori qeveritar.

Ministria në bashkëpunim me shërbimet këshilluese ka organizuar sot promovimin e parë të manualit, Kodeksit të praktikës së mirë bujqësore në Sallën e madhe të Kuvendit komunal të Ulqinit.

“Qëllimi i Kodeksit është ti ndihmojmë bujqve të marrin dije dhe aftësi të reja, në mënyrë që të prodhojnë prodhime më cilësore dhe më të shëndetshme, sepse kjo është rruga që edhe në tregun evropian të bëhen konkurrues. Respektimi i rregullave të shpjeguara në këtë manual do të mundësoj dhe përdorimin e formave të ndryshme të përkrahjes nga fondet e BE-së“, është kumtuar nga Ministria.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top