Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e mbajtur të premten solli Vendimin për themelimin e Shoqërisë me përgjegjësi të kufituar „Ujësjellësi rajonal Bregdeti malazez“.
„Me sjelljen e këtij vendimi sigurohet transformimi i kësaj ndërmarrje publike në shoqëri ekonomike, gjegjësisht në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me çka arrihet harmonizimi me Ligjin e për furnizim rajonal me ujë të Bregdetit malazez dhe Ligjin për përmirësimin e ambientit afarist“, thuhet në kumtesën e Qeverisë.