Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

Qeveria e re: ZENKA MINISTËR PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE PAKICAVE

Mehmed ZenkaNë Kuvendin e Malit të Zi sot zgjidhet Qeveria e Malit të Zi, në krye të të cilës do të jetë Dushko Markoviq, zëvendës kryetar i Partisë demokratike të socialistëve.

Në kabinetin e kryeministrit Markoviq do të jetë edhe njëri nga liderët e koalicionit “Shqiptarët të vendosur” dhe kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka, i cili do të ushtrojë funksionin e ministrit për të drejtat e njeriut dhe pakicave.

Përndryshe, këtë resor në Qeverinë e Malit të Zi më herët e kanë drejtuar edhe pesë funksionarë tjerë të Unionit Demokratik të Shqiptarëve: Ferhat Dinosha, Luigj Junçaj, Gzim Hajdinaga, Fuad Nimani dhe Hamdi Hasani.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top