Tuesday , October 23 2018
Lajmi i fundit

Qeveria: FTESË AMBASADAVE TË PËRCJELLIN ZGJEDHJET NË ULQIN, AMERIKANËT TASHMË MBËRRITËN

Qeveria e Malit të Zi përmes Ministrisë së punëve të jashtme dërgoi ftesën përfaqësive diplomatiko – konsullore të akredituara në Mal të Zi që të marrin pjesë në monitorimin e zgjedhjeve lokale në Ulqin dhe Berane.vlada-crne-gore

Zgjedhjet në këto dy komuna do të mbahen me 4 shkurt.

Ftesa u dërgua shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-së në mënyrë që përfaqësuesit e tyre të njihen me aktivitetet gjatë fushatës dhe ditës zgjedhore, duke kontribuar në këtë mënyrë në transparencën e procesit.

Siç mëson Portali Ul-info, në Ulqin me këtë rast të hënën ishin përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top