Sunday , June 7 2020
Lajmi i fundit

Qeveria: GARANCIONET SHTETËRORE PËR KOMUNË TË ULQINIT

Qeveria e Malit te Zi, Vlada Crne GoreQeveria malazeze të enjten ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën  mbi gjendjen e financave publike në nivel lokal.

Duke marrë parasysh problemet e grumbulluara financiare, Qeveria vendosi që vetëqeverisjeve lokale, ndër të cilat është edhe komuna e Ulqinit, ti mundësojë arritjen e marrëveshjeve për dhënien e garancive shtetërore, duke u siguruar me mjetet e Fondit egalizues, për kreditë e dedikuar për refinancimin e borxheve ndaj instuticioneve financiare, shlyerjen e detyrimeve ndaj furnizuesve dhe të punësuarve, si dhe realizimin e programit social.

Me këtë rast, Qeveria ka obliguar Ministrinë e financave që me rastin e përgatitjes së Propozimit të ligjit për buxhetin e Malit të Zi për vitin 2016 të planifikohet dhënia e garancive shtetërore për konsolidim financiar të njësive të vetëqeverisjes lokale, të cilat janë shfrytëzuese të Fondit egalizues, me vlerë prej 70 milion euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top