Tuesday , September 25 2018
Lajmi i fundit

Qeveria: INTERESIM I MADH PËR NDËRTIMIN E CENTRALIT DIELLOR NË ULQIN

Solarna farmaDokumentacionin tenderik për qiramarrjen e tokës në pronësi shtetërore në lokalitetin Mali i Brisë në Ulqin për ndërtimin e centralit diellor deri tani e kanë blerë 11 kompani, thanë për “Pobjeda” nga Ministria e Ekonomisë.

Sipas informatave të kësaj gazete, këtë lokalitet deri tani e kanë vizituar tri kompani të huaja të cilët e kanë blerë dokumentacionin.

“Për tender ekziston interesimi i madh. Tokën në lokalitetin Mali i Brisë deri tani e kanë vizituar përfaqësuesit e dy kompanive kineze dhe njërës franceze. Këto investitorë potencial janë shumë të kënaqur me lokalitetin në të cilin do të ndërtohet centrali diellor, si dhe me kushtet tenderike”, deklaroi burimi i “Pobjedës” duke pos precizuar për cilët kompani bëhet fjalë.

Thuhet se përfaqësuesit e këtyre kompanive gjatë vizitës në Ulqin janë takuar edhe me përfaqësuesit e vetëqeverisjes vendore në Ulqin.

Ministria e Ekonomisë me 19 maj ka shpallur thirrjen publike për qiradhënien e kësaj toke, ndërsa thirrja është e hapur deri me 3 shtator.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top