Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Qeveria: JEPET PËLQIMI PËR LOKALITETIN E RI PËR AKVA PARK

Akva parkMinistria e financave e Malit të Zi ka dhënë pëlqimin në kërkesën e Komunës së Ulqinit që të jap me qira afatgjate lokalitetin e ri në Shtoj për ndërtimin e akva parkut, mëson Portali Ul-info.

Tani këshilltarët e Kuvendit komunal të Ulqinit duhet të verifikojnë këtë vendim dhe të mundësojnë që sa më parë të nis realizimi i këtij investimi me vlerë 7,5 milion euro.

Nga kompania turke “Polin” kanë thënë që akva parkun në pjesën e pasme të Plazhit të madh mund ta ndërtojnë për katër muaj.

Nëse çdo gjë do të shkojë me dinamikë të planifikuar, akva park mund të jetë në funksion në fillim të sezonit të ardhshëm turistik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top