Tuesday , December 11 2018
Lajmi i fundit

Qeveria: KALAJA NOMINOHET PËR UNESCO, DUHET TË PUNOHET SHUMË

Kalaja, Stari grad, Ponta e NaradinitMinistria e kulturës dërgoi kërkesën për regjistrimin e Kalasë në Ulqin në listën e të mirave natyrore dhe kulturore, tha shefja e Komisionit nacional malazez për UNESCO Milica Nikoliq.

Ajo për Antena M tha se kërkesa u dërgua në shkurt të këtij viti dhe se tani vijon puna e madhe. “Duhet të zgjidhen problemet të cilët më herët ishin të dukshem dhe për të cilët UNESCO tërhoqi vërejtjen”, shpjegoi Nikoliq.

Para se Kalaja të mund të nominohet duhet të kalojë një vit. Duhet të bëhen vlerësimet dhe shikimet.

“Për herë të parë Kalaja tani u gjet në listën e të mirave natyrore dhe kulturore si nominim i veçantë. Kur kjo të vërtetohet në Komitetin e këtij viti, atëher nis procedura e përpilimit të dosjeve nominale”, tha Nikoliq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top