Sunday , October 22 2017
Lajmi i fundit

Qeveria: KËSHILLUESI LIGJOR DO TË PROPOZOJË HAPAT E MËTEJMË PËR LOKACIONIN E HOTELIT “GALEB”

Hotel GalebSekretariati për projekte zhvillimore, në raportin e vet vjetor, nuk ka publikuar arsyet se pse kompania “Rokshped” nga Podgorica, 11 vite mbas nënshkrimit, nuk ka plotësuar asgjë nga dispozitat e kontratës për blerjen e hotelit “Galeb”.

“Rokshped” u obligua që të ndërtojë hotelin e ri “Galeb”, por nga ky premtim nuk u realizua asgjë.

Në Raport shkruan se do të angazhohet këshilluesi ligjor i cili do të vendos për hapat e mëtejmë, shkruan Portal Analitika.

Në Raport nuk shkruan se kur kompania nga Podgorica më në fund do të fillojë të ndërtojë hotelin e ri, pse tolerohet kjo vonesë dhe sa është afati që Qeveria i dha “Rokshpedit” të fillojë ndërtimin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top