Sunday , July 23 2017
Lajmi i fundit

Qeveria: KONTRATA PËR HOTELIN „GALEB“ AKOMA NUK ËSHTË SHKËPUTUR

Hotel GalebKontrata për hotelin „Galeb“ nga Ulqini akoma nuk është shkëputur, por me këtë çështje në mënyrë intensife merret Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Sekretariati për projekte zhvillimore dhe mbrojtësi i interesave pronësore – juridike, njoftohet nga Qeveria e Malit të Zi.

Siç thuhet, në periudhën e ardhshme duhet të rakordohen aktivitetet konkrete.

„Nuk është lehtë të shkëputet kontrata për shkak të klauz0lave të rënda shkëputëse. Në kontrata qëndron që duhet të kthehen 70 për qind e investimit. Kjo kërkon para në buxhet“, tha sekretari i Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Zoran Tomiq, ndërsa transmeton „Pobjeda“.

Galebi është blerë në vitin 2006 nga ana e kompanisë „Rokshped“ për 5,75 milion euro me detyrim që në rikonstruktimin e tij të investohen 15,4 milion euro në afat jo më të gjatë se dy vite.

Mirëpo, dy vite më vonë hoteli është shembur dhe është nënshkruar aneksi i marrëveshjes, ku vlera e investimeve mbeti e njëjtë.

Deri më sot ato nuk u realizuan.

One comment

  1. Vlera e investimeve isht- 0. At ca kan lagu mi reafshu i kan fitu me parking. Brravo kryetart e komunes n 10 vjet e funit, na keni shkatrru fare haram buka juj

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top