Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Qeveria: KONTROLLI I LAJMËRIMIT TË MYSAFIRËVE EDHE NË PIKAT KUFITARE

Sukubine-Muriqan, Sukobine-Murican, Kufiri, GranicaKomuna e Ulqinit, Organizata Turistike dhe organet shtetërore kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin një sërë masash për pagesën më të mirë të taksën e banimit në këtë vit.

Një nga masat e cila do të zbatohet është kontrolli i qëndrimit të mysafirëve në pikat kufitare gjatë daljes nga vendi si për mysafirët të cilët pushuan në rivierën e Ulqinit ashtu edhe për pronarët tek të cilët ishin të akomoduar.

“Prandaj është obligimi ynë që të informojmë turistët dhe bashkëqytetarët tanë të cilët merren me qiradhënien e akomodimit për këtë masë”, thanë nga OT Ulqin.

Shtohet se deri në fillim të qershorit në terren do të jenë skuadrat e inspektorëve turistik, të autorizuar për kontrollin e akomodimit privat dhe pagesën e taksës së banimit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top