Friday , November 24 2017
Lajmi i fundit

Qeveria: KRIPORJA NUK ËSHTË KUSHT PËR VAZHDIMIN E NEGOCIATAVE ME BE

Ivana VojinovicÇështja e Kripores së Ulqinit dhe e kompleksit turistik në Liqenin e Shkodrës nuk janë pjesë e kushteve formale të cilët Bashkimi europian i ka vendosur në negociata për Kapitullin 27, njoftoi drejtorja gjenerale e Drejtorisë për mjedisin jetësor në Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Ivana Vojinoviq.

Ish ambasadorja e Gjermanisë në Podgoricë Gudrun Shtajnaker ka thënë të mërkurën se Kapitulli 27 nuk duhet të hapet gjersa Qeveria ta mbrojë Kriporen.

Siç theksoi Vojinoviq, Malit të Zi deri tani i është përcaktuar vetëm një matës, gjegjësisht kusht për hapjen e kapitullit, e ky është hartimi i Strategjisë nacionale gjithpërfshirëse të cilin Qeveria e ka miratuar në korrik të vitit të kaluar.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top