Friday , February 22 2019
Lajmi i fundit

Qeveria: ME PLANË U PARAPANË 520 OBJEKTE NË BUNË

Buna (5)Me Programin e objekteve të përkohshme në zonën e të mirave detare në komunë të Ulqinit për periudhën 2019-2023, të cilin Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit e miratoi me 25 dhjetor të vitit të kaluar, nuk janë planifikuar objektet nga zona e kuqe dhe portokalli e katalogut për brigjet e Bunës që shkaktoi reagime të ashpra të pronarëve, shkruan “Vijesti”.

Siç thuhet, gjithsej 19 pronarë u drejtuan Sekretariatit për Planifikim Hapësinor dhe Zhvillim të Qëndrueshëm pranë Komunës së Ulqinit që të ju ndihmojë dhe ti mbrojë nga qëllimi i Ministrisë që të hiqen objektet.

Ministria e program ka planifikuar 520 objekte në brigjet e Bunës: 312 më anë të djathtë, ndërsa 208 në anë të majtë të lumit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top