Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

Qeveria: MIRATOHET PLANI PËR 7.000 SHTRETËR NË PLAZHIN E MADH

Vlada, QeveriaQeveria e Malit të Zi në mbledhjen e të enjtes solli Vendimin për miratimin e Studimit shtetëror të lokacionit për “Pjesën e sektorit 66 – grupimi ekzistues hotelerik dhe moduli I” – Plazhi i Madh.

Siç thuhet, ky dokument planifikues përfshinë hapësirën prej mbi 200 ha në pjesën perëndimore të Plazhit të Madh.

Shtohet se koncepti hapësinor krijon mundësinë për ndërtimin e mbi 7.000 shtretër të ri hotelerik të kategorisë së lartë, të shpërndara në resorte të mëdhenj hotelerik të orientuara kah plazhi, nga të cilët kërkohet plotësimi i standardeve më rigoroze hotelerike, por edhe në vendbanime më të vogla turistike të pozicionuara në aksin rrugor Ulqin – Ada e Bunës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top