Thursday , May 28 2020
Lajmi i fundit

Qeveria: NË FUND TË VITIT NË ULQIN NIS INVESTIMI PREJ PESË MILION EURO

Qeveria e Malit të Zi dha pëlqimin për vazhdimin e realizimit të projekteve të infrastrukturës komunale të cilat financohen nga mjetet e Bankës Evropiane për Investime.

Vlera në shumën prej 14.6 milion euro do të shkojë për 5 Komuna në Mal të Zi ku Komuna e Ulqinit do ketë shumën më vlerë prej 5 milion euro. Ky investim do shkojë për rregullimin e rrjetit të kanalizimeve në lagjet Kodra, Totosh, Mali i Bardhë dhe Braticë.Opstina

Pas përfundimit më sukses të dokumentacionit, proces që zgjati mbi tre vite, së shpejti do hapet tenderi ndërkombëtar për kryerjen e punimeve si dhe investimi pritet në fund të vitit 2015.

Komuna e Ulqinit më këtë investim hyn në agjendën e projekteve dhe fondeve ndërkombëtare që sigurojnë  zhvillimin e infrastrukturës komunale  si garant i zhvillimit dhe perspektivës për qytetin dhe qytetarët e tij.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top