Monday , January 22 2018
Lajmi i fundit

Qeveria: NË LOJË DY VARIANTE PËR KRIPOREN

Pavle RadulovicNga Qeveria e Malit të Zi njoftuan se sipas Studimit për mbrojtjen e Kripores mënyra e menaxhimit të kësaj zone, në të ardhmen të mbrojtur, do të varet se a do të rinovohet prodhimi komercial i kripës.

„Varianti i parë është që Kriporja të jetë park i natyrës, nëse vazhdohet prodhimi komercial i kripës, ndërsa e dyta rezervat i natyrës, me prodhimin demonstrues të kripës për vizitorët“, tha ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavlle Radulloviq.

Ai shtoi që në varësi të kësaj do të përcaktohet modeli i menaxhit: ose partneritet privat – publik ose këtë hapësirë ta menaxhojë Qeveria, Komuna ose ndonjë OJQ.

Radulloviq tha në Kuvendin e Malit të Zi që Agjencia për mbrotjen e natyrës në fund të vitit 2015 ka hartuar Propozimin e studimit të mbrotjes, ndërsa porositës është Komuna e Ulqinit.

„Por, ky dokument nuk është bërë në bazë të Ligjit për mbrojtjen e natyrës dhe duhet të plotësohej. Komuna u përgjigj që plotësimin do ta dorëzojë deri me 1 prill të 2016, që deri me sot nuk e ka bërë“, tha Radulloviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top