Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Qeveria: NË SHPATET JUGORE TË PINJESHIT HOTELE DHE VILA

Vlada, QeveriaQeveria e Malit të Zi në mbledhjen e mbajtur të enjten solli Vendimin për hartimin e Planit Detaj Urbanistik (PDU) “Pinjesh – Pylli i Pishave”, si dhe Vendimin për hartimin e PDU-së “Hotelet dhe vilat e kategorisë së lartë”, po ashtu në Pinjesh.

“Synimi i hartimit të PDU-së është që përmes analizës së përmbajtjeve të planifikuara, në pajtim me nevojat zhvillimore, të ofrohen zgjidhjet planifikuese me të cilat do të krijohen parakushtet për ndërtimin e kapaciteteve të reja të turizmit ekskluziv dhe vilave turistike, si dhe ruajtja maksimale dhe përfshirja e gjelbërimit vital dhe funksional në zgjidhjet e reja urbanistike”, thuhet në kumtesë.

Sipërfaqja e përgjithshme e hapësirës të cilat i përfshijnë këto dokumente planifikuese është 61 hektar.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top