Sunday , June 7 2020
Lajmi i fundit

Qeveria: NP “PARQET NACIONALE” DO TË MARRIN NË MENAXHIM KRIPOREN

Vlada, QeveriaNë mbledhjen e Qeverisë së Malit të Zi të enjten duhet të bihet vendimi që menaxhimi i Kripores ti besohet Ndërmarrjes publike “Parqet nacionale të Malit të Zi”, mëson Portali Ul-info.

Qeveria vendosi ta bëjë këtë hap meqenëse zona e Kripores është pronë shtetërore, kështu që, deri sa mos të përfundojë procesi gjyqësor, këtë hapësirë do ta menaxhojë vetëm ndërmarrja shtetërore.

Administruesi i falimentit në Kripore Ognjan Jovoviq i vërtetoi gazetës “Vijesti” se për këtë iniciativë do të bisedojnë ditët e ardhshme. “Bëhet fjalë për një ndërmarrje serioze e cila në nivel të lartë e kryen punën e vet dhe ka eksperiencë në ruajtjen e mjedisit jetësor dhe të biodiversitetit”, shtoi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top