Qeveria pranon kërkesën e “Karismes”: JEPET PËLQIMI PËR VENDOSJEN E HIPOTEKËS

Vlada, QeveriaQeveria e Malit të Zi në mbledhjen e djeshme miratoi informatën lidhur me kërkesën e kompanisë “Karisma Hotels Adriatic Montenegro” për dhënien e pëlqimit për vendosjen e hipotekës së rendit të parë në objektet e NHT “Riviera e Ulqinit” SHA Ulqin.

Thuhet se pëlqimi është dhënë “duke pas parasysh mundësit kontraktuese, si dhe tërë dokumentacionit, me Raportin e Kontrolluesit të Investimit (Pricewaterhouse Coopers), i cili vërteton se realizimi i aktiviteteve projektuese në terren po zhvillohet në pajtim me Programin Investues në aspektin e dinamikës dhe lartësisë së mjeteve të investuara”.

“Karisma” në bazë të kësaj do të fitojë kredi me lartësi të përgjithshme prej 11,15 milion euro nga ERSTE dhe CKB banka.

Gati çereku i këtyre mjeteve do të shfrytëzohet për shlyerjen e obligimeve të NHT “Riviera e Ulqinit”, ndërsa pjesa tjetër për fazën e parë të programit investues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

LD në MZ: URIM KOSOVËS DREJT INTEGRIMEVE EUROATLANTIKE

Z-nj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës E nderuaara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, i