Tuesday , December 10 2019
Lajmi i fundit

Qeveria: PULAT E NGORDHURA NË BUNË NGA SHQIPËRIA, NUK JANË INFEKTUESE

Buna (6)Përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural dhe të Drejtorisë për Sigurinë Ushqimore dhe Punë Fitosanitare vizituan sot lumin Buna dhe vërtetuan se në shumë lokacione në rrjedhën e sipërme, pranë bregut, në pjesën prej grykëderdhjes deri në vendbanimin Reç, gjenden sasi të konsiderueshme të qeseve të plastikës me pula të ngordhura, si dhe lopë dhe derra të cofëta.

Drejtoresha e Drejtorisë Vesna Dakoviq, e cila koordinoi vizitën e terrenit, theksoi se çdo gjë tregon se bëhet fjalë për problem ndërkufitar, gjegjësisht që kafshët e ngordhura janë me prejardhje nga shteti fqinj, Republika e Shqipërisë, meqë në zonën më të gjerë në anën malazeze nuk ka fermë të shpendëve.

Po ashtu, drejtimi i rrymave të lumit tregojnë se mbeturinat janë bartur nga ana e Shqipërisë në anën e Malit të Zi të bregut të Bunës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top