Qeveria: SË SHPEJTI DISKUTIMI EDHE PËR KRIPORE

Milorad VujovicNënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Milorad Vujoviq ka thënë se ky organ së shpejti do të shqyrtojë gjendjen në Kripore.

“Ajo ishte temë edhe në kabinetin e ngushtë të Qeverisë, ku u arrit përfundimi që në afatin sa më të shkurtë të bëhet analiza e situatës së përgjithshme në Kripore, e cila pastaj do të shqyrtohet në mbledhjen e Qeverisë”, tha ai për “Vijesti”.

Gjendja në Kripore është shumë e keqe, sepse asnjë pompë nuk punon. Nga Komisioni evropian prapë kanë shprehur pakënaqësinë me hapat të cilat i ndërmerr qeveria malazeze për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…