Sunday , June 7 2020
Lajmi i fundit

Qeveria: SEZONI TEJKALOI TË GJITHË PRITSHMËRITË

Vlada Crne GoreQeveria e Malit të Zi ka konstatuar dje se, në bazë të të dhënave me të cilat disponon, rezultatet e deritashme të sezonit tejkalojnë të gjithë pritshmëritë, me numër rekord të mysafirëve.

“Qeveria ka ngarkuar të gjithë organet kompetente të administratës që të angazhohen shtesë në mënyrë që këtë trend pozitiv i sezonit të mbahet edhe në periudhën  ardhshme, kur pritet ardhja më e madhe e turistëve”, thuhet në kumtesën nga kabineti i kryeministri Millo Gjukanoviq dhe shtohet se kjo sidomos ka të bëjë me stabilitet energjetik, furnizim të rregullt, shpejtimi i procedurave në pikën kufitare, me respektim absolut të kritereve të sigurisë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top