Qeveria: SHPALLET TENDERI PËR CENTRALIN DIELLOR NË MAL TË BRISË

Briska GoraMinistria e Ekonomisë ka shpallur të shtunën thirrjen publike për qiradhënien e tokës në pronësi të shtetit në lokalitetin Mali i Brisë – Komuna e Ulqinit për ndërtimin e centralit diellor, i cili do të jetë i hapur deri me 3 Shtator.

Lëndë e thirrjes publike, siç thonë nga kjo Ministri, është qiradhënia e tokës me sipërfaqe të përgjithshme prej 6.621.121 metër katror për projektim, ndërtim, shfrytëzim dhe mirëmbajtje të centralit diellor me fuqi të instaluar prej më shumë se 200 MW.

“Toka e cila është lëndë e thirrjes publike jepet me qira në periudhën 30 vjeçare, ndërsa çmimi fillestar (minimal) i qirasë vjetore të tokës në pronësi shtetërore është 5 €/m²”, thonë nga Ministria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…