Tuesday , December 11 2018
Lajmi i fundit

Qeveria: TENDERI PËR CENTRALIN DIELLOR NË PRANVERË, VLERA 300 MILION EURO

Briska GoraVlera e punimeve të centralit diellor i cili do të ndërtohet në Ulqin në lokacionin Mali i Brisë është më shumë se 300 milion euro, ndërsa fillimi i ndërtimit pritet vitin e ardhshëm, u tha për “Dnevne novine” në Ministrinë e ekonomisë.

Në këtë resor nuk dëshiruan që të precizojnë kush janë dy investitorë potencial të cilët më herët i dërguan dy letra me të cilët shprehën dëshirën për ndërtimin e këtij objekti, por theksuan se në adresën e Ministrisë për çdo ditë ka interesim për këtë projekt.

“Prandaj, momentalisht punojmë në përgatitjen e tenderit për realizimin e projektit i cili do të kryhet në pranverë. Sipas versionit punues të dokumentacionit punues, bëhet fjalë për centralë të madh me fuqi të instaluar prej 200 megavat orë, me mundësi të dhënies së hapësirës për ndërtimin e centralit me fuqi 300 megavat orë”, shtuan nga Ministria.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top