Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Qeveria: URA NË UJTIN E SIGURT PËR KOMUNIKACION

Ura (1)“Me datë 03.04.2017 u krye kontrolli inspektues për gjendjen e urës Ujtin i cili ndodhet në kilometrin 28+500 të rrugës magjistrale M-1 të aksit rrugor Tivar – Ulqin”, thanë nga Ministria e komunikacionit.

Kontrolli inspektues u krye në bazë të njoftimit se është rrezikuar stabiliteti i urës në fjalë.

“Ura Ujtin në kuptimin konstruktiv paraqet bartës kontinual mbi 5 fusha. Ura ka gjatësi të përgjithshme prej rreth 150 m me dy korsi të komunikacionit dhe rrugë për këmbësorë. Në rreth 5 m nga mbajtësi i tretë ura është e ndarë që opinionit laik i krijon imazh të gabuar për stabilitetin e saj”, thonë nga Ministria e komunikacionit.

Ato pohojnë se në sipërfaqen rrugore nuk janë vërejtur deformime të cilat do të tregonin për çfarëdo pastabiliteti të elementeve të urës (pllakës rrugore dhe bartësve kryesor).

“Në bazë të kontrollit vizual mund të konstatohet se në urë ekzistojnë dëme të vogla të cilat duhet të sanohen, por momentalisht nuk paraqesin absolutisht asnjë lloj rreziku për stabilitetin e konstruksionit të urës dhe komunikacionit në te”, përfundohet në kumtesë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top