Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Radikalizimi në Qendër për kulturë: NESËR FILLON GREVA E URISË

Qendra per kulture, Centar za kulturuMbas mbledhjes së sotme të punëtorëve të Qendrës për kulturë me kryetarin e komunës Nazif Cungu më nuk ka dilemë: në këtë institucion publik punëtorët nesër fillojnë grevën e urisë!

Kryetarja e organizatës sindikale të Qendrës Lilana Janinoviq ka thënë që punëtorët janë të vendosur dhe që nga themeluesi i vet komuna, të kërkojnë pagesën e gjashtë rrogave të prapambetura.

Cungu tha që i vjen shumë keq që arriti gjendja deri këtu dhe që mjete për pagesën e rrogave nuk ka. “Unë zbatoj ligjin, buxhetin dhe Planin e sanimit”, tha ai duke u thënë punëtorëve të “shtrëngojnë rripin”, si dhe që “Ulqini është në rrugë të mirë”.

Kërkesat e punëtorëve i kanë përkrahur fuqishëm përfaqësuesit e Sindikatës së kulturës të Malit të Zi, në krye me kryetarin Zhelko Kaleziq, të cilët të mërkurën erdhën në Ulqin. Ai tha që nesër të gjitha institucionet kulturore në Mal të Zi për gjysmë ore do ta ndalojnë punën që edhe në këtë mënyrë ti përkrahin kolegët e vet nga Ulqini.

Punëtorët i ka përkrahur dhe kryetari i Sindikatës komunale të Ulqinit Shefki-Keko Lamoviq, si dhe drejtori i Qendrës Nail Draga.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top