Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavlle Goranoviq ka pohuar që në tenderin për qiramarrjen e një pjese të pronës së NHP “Riviera e Ulqinit” mbërriti vetëm një ofertë dhe atë nga kompania Karisma Hotels Adriatic Montenegro.
“Dëshiroi të theksojë se kriteret ishin të qarta dhe kërkuese, kështu që jam i bindur se investitori do të jetë i gatshëm të realizojë projektin, fillimisht nëpërmjet rritjes së cilësisë së shërbimeve në objekte të cilët janë pjesë e tenderit. Me këtë do të realizohet edhe qëllimi i tenderit, që Ulqinit t’i kthehet vendi i merituar në katalogët – ofertat e operatorëve të mëdhenj turistik, që do të ketë ndikim në zhvillimin jo vetëm në nivel lokal, por edhe në atë shtetëror”, tha ai në intervistë për “Vikend novine”.
Ai shtoi se më shumë detaje do të njoftohen pasi që komisionin në ditët e ardhshme, në bashkëpunim me këshilltarët juridik dhe ekonomik, të përfundojë analizën e dokumentacionit voluminoz të ofertës së mbërritur.