Wednesday , January 16 2019
Lajmi i fundit

Radulloviq: KTHIMI I “TUI” NË ULQIN ËSHTË SHENJ QË JEMI NË DREJTIMIN E DUHUR

Pavle RadulovicNë sezonin e vjetshëm turistik u arritën rezultatet impresive, me të ardhurat të përgjithshme prej mbi një miliard euro, njoftoi ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Pavlle Radulloviq.

Ai në intervistë për agjencinë Mina – bussines tha se sfidat kryesore në këtë vit janë oferta inovative dhe parandalimi i ekonomisë informale.

“Faza e parë e investimet në rikonstruktimin e objekteve të “Rivierës së Ulqinit” në Plazhit e Madh përfundoi në qershor të vitit të kaluar. Kompleksi në qershor pranoi mysafirët e parë përmes turoperatorit të njohur gjerman TUI. Kthimi i tij në tregun tonë po ashtu paraqet sinjal të qartë që ekonomia jonë turistike shkon në drejtimin e duhur dhe se në periudhën e ardhshëm mund të presim rezultate akoma më impresive në kuadër të kësaj dege ekonomike”, tha Radulloviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top