Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Radulloviq: PUSHTETI LOKAL FAJTOR QË NUK U RINOVUAN “GALEBI” DHE “LIDOJA”

Pavle RadulovicMinistri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavlle Radulloviq akuzoi pushtetin lokal se për shkak të vonesës së miratimit të planeve urbanistike dhe realizim të detyrimeve kontraktuese nuk nisi ndërtimi i hoteleve të privatizuara, e pastaj të shembur “Galeb” dhe “Lido”.

Ai duke u përgjigjur në Kuvendin e Malit të Zin ë pyetjen e deputetit Genci Nimanbegu tha se po përgatitet shkëputja e kontratës me “Rokshpedin” dhe se është bërë analiza juridike e cila përbën detyrimet dhe pasojat eventuale.

Duke folur për “Lidon”, Radulloviq theksoi se kompania “Kapital estate” nga Budva, gjegjësisht “investitori do të fillojë ndërtimin e hotelit kur Port Milena të pastrohet 70%”.

One comment

  1. Perse genjen z. minister? As per njerin as per tjetrin nuk ishte nevoja per miratimin e Planit Urbanistik (ishin egzistues). Mandej, kush ua dha lejen per rrenim? Kurse pastrimi 70% i Portomilenes, duke qene pjese e te “Mirave” detare, nuk eshte pergjegjesi e Komunes por e shtetit.
    Natyrisht, ju si fajtore, do gjeni te tjere per te fajsuar. Ju jeni te punuar nga materiali “Teflon” (qe nuk i ngjitet asgje).
    Ulqini, gati 30 vjet po shkaterrohet qellimisht, ashtu qe te promovohet Budva malazeze. Njekohesisht, po veproni qe ne cdo menyre ta ndryshoni perberjen etnike te Ulqinit, ashtu si bete me pare me Plaven. Rozhajen, Gucine, Tuzin e Tivarin. E cfare po bejme ne? Asgje. Prijesit tane jane te kenaqur me postet dhe rrogat e tyre. Nuk ua ndijene per shqiptaret e shqiptarine.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top