Tuesday , October 23 2018
Lajmi i fundit

Radulloviq: REZULTATET POZITIVE TË NDËRTIMIT TË UJËSJELLËSIT REGJIONAL JANË TË DUKSHME

Bolje sestreMe ndërtimin e sistemit të ujësjellësit regjional për Bregdetin malazez më në fund janë krijuar kushtet që të gjithë kufizimet të cilët ishin karakteristik e periudhës deri në ndërtimin dhe lëshimin e tij në punë të eliminohen dhe me politik racionale zhvillimore në disa vitet e ardhshme tërë bregdeti të mbulohet me rrjete të ujësjellësit dhe në këtë mënyrë të mundësohet furnizimi i rregullt, i vazhdueshëm dhe i sigurt i të gjithë konsumatorëve ekzistues dhe të ardhshëm, pavarësisht a bëhet fjalë për amvisëri apo konsumatorë komercial, vlerësoi ministry i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavlle Radulloviq.

Që arsytueshmëria e këtij investimi në infrastrukturën e ujësjellësit është jokontestuese më së miri e tregon ndikimi i madh  i projektit të ndërtimit të sistemit të ujësjellësit regjional në rritjen e cilësisë së jetës së popullatës lokale dhe zhvillimi i turizmit përmes përmirësimit të ambientit investues, i cili mundësoi ardhjen e investitorëve të cilët në projektet e shkëlqyera turistike në Bregdetin malazez investuan më shumë se 2 miliard euro (Porto Novi, Porto Montenegro, Lushtica Bay…).

“Interesimi dhe gatishmëria për investime kaq të mëdha nuk do të ekzistonte sikur mos të ishin krijuar kushtet për sigurimin e sasive të nevojshme të ujit të cilësisë së lartë”, shtoi Radulloviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top